BBC ka vëzhguar një seri filmash të cilat kanë hyrë në tregun kinematografik për vitin 2023.
Detajet kanë bërë diferencën, ku në renditje kanë kryesuar 20 prej prodhimeve kinematografike.
Ja lista qe kryeson:
Saint Omer
Saint Omer është një film dramatik i vitit 2022 me regjisore Alice Diop. Në film personashi Rama (Kayije Kagame), një romanciere shtatzënë, që shkon në qytetin e Shën Omerit për të dëshmuar gjyqin e Laurence Coly (Malanda), një grua senegaleze e akuzuar për vrasjen e fëmijës së saj 15 muajsh. Regjisorja franceze e bazoi dialogun e saj në transkriptet e gjykatës, por rezultatet shkojnë përtej fakteve duke krijuar një film magjepsës me dy gra të forta në ekran.
Holy Spider
Filmi Merimanga e Shenjtë e regjisorit iranian Ali Abbasit bazohet në historinë e vërtetë të një burri të martuar (Mehdi Bajestani), i cili vrau 16 punonjëse seksi në qytetin e Iranit në vitin 2000- 2001. Në rolin kryesor luan Zar Amir Ebrahimi, e cila heton krimet. Kthesa provokuese është se disa qytetarë dhe politikanë e shohin vrasësin si një hero lokal në një kryqëzatë morale.
Polite Society
Filmi i Nida Manzoor është një nga komeditë më argëtuese te vitit 2023. Regjisorja britanike ka zgjedhur të krijojë një heroinë adoleshente të quajtur Ria (Priya Kansara), me prejardhje pakistaneze, e cila ka vendosur të ndjek artet marciale. Filmi bëhet interesant kur motra e madhe e Rias, Lena vendos të martohet me një burrë të pasur, për të cilin ajo dyshon se nuk është ashtu siç duket. Komedia ndërthur të gjithë elementët e tij, nga skemat komike të Ria-s për të penguar dasmën, deri te skena e saj e kërcimit gati për Hollywood.
How to Blow Up a Pipeline
Frymëzuar nga libri i Andreas Malm, ky film thriller i vitit 2022 prezanton një grup eko-aktivistësh që po planifikojnë të bombardojnë një tubacion nafte në Teksasin Perëndimor. Ata të gjithë janë prekur nga ndotja, lakmia e korporatave dhe kriza klimatike, dhe besojnë se kjo është e vetmja mënyrë për të luftuar. Regjisori amerikan Daniel Goldhaber vë në fokus një grup prej tetë të rinjsh të cilët ndërmarrin veprime ekstreme në adresimin e krizës klimatike.
Past Lives
Filmi i Celine Song është një romancë që hedh poshtë klishet e zhanrit. Nora (Greta Lee) dhe Hae Sung (Teo Yoo) janë dy shokë klase të lidhur shumë me njëri-tjetrin, deri në momentin që familja e Norës emigron në Kanada dhe shoqëria e tyre ndahet. Vite më vonë, kur ajo është e martuar dhe jeton në New York, Hae Sung rihyn në jetën e saj. Filmi ndërthur historinë e dashurisë së Norës shumë kohë më parë për Sung si edhe martesën e saj me bashkëshortin Arthurin (John Magaro).