Aeroporti i Katanias në ishullin italian të Siçilisë ka pezulluar të gjitha nisjet dhe mbërritjet të hënën e 14 gushtit, deri në orën 13:00.
- Dhe ky vendim, siç raportojnë mediat e huaja, është marrë për shkak të shpërthimit të vullkanit të malit Etna aty pranë.
Siç bëhet e ditur më tej, shpërthimi ka dërguar një re hiri në ajër në të gjithë juglindjen e Sicilisë, me llavë që rrjedh nga një krater juglindor i vullkanit në një lartësi prej 2,800 metrash, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë të Italisë (INGV).
- Kështu, pasagjerët që do të udhëtojnë përmes Katanias sot këshillohen të mos shkojnë në aeroport derisa të konsultohen me kompaninë e tyre ajrore.
Në këtë drejtim, aeroporti i Katanias po ofron përditësime të udhëtimit në kohë reale për udhëtarët përmes kanaleve të tij të mediave sociale.
Ndryshe, ka qenë një verë e vështirë për aeroportin kryesor të Sicilisë, i cili u përball me tre javë kaos udhëtimi pasi një zjarr i madh shpërtheu në terminalin kryesor të ndërtesës në mes të korrikut.