Përmes fotografive të Ishujve Faroe, një arkipelag i largët midis Islandës dhe Norvegjisë, fotografja Andrea Gjestvang përshkruan banorët e ishujve dhe stilin e jetesës që aty është po aq i vështirë sa edhe peizazhi i rrahur nga era.
- Peshkatarët udhëtojnë nëpër dete të ftohta. Retë rrotullohen mbi male të thepisura dhe fshatrat janë të vendosur buzë shkëmbinjve.
Rrobat dhe çizmet e fshatarëve njollosen me gjakun e bagëtisë së therur dhe të gjallesave të detit. Veglat e përdorura mirë varen nga muret e ndërtesave tradicionale prej druri.
Portretet që shfaqen krahas pamjeve të peizazhit, përsërisin kushtet e vështira të Faroeve dhe largësinë e vendbanimeve nga malet fqinje.
- Në ishull kryesisht ka vetëm punë të rënda krahu, ndërsa vajzat e reja zgjedhin të studiojnë ose të punojnë në Kopenhagë (ishujt Faroe janë pjesë e Mbretërisë së Danimarkës) ose gjetkë në Evropë.
Shumë nuk kthehen më. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, vetëm 48.2% e popullsisë së vendit vetëqeverisës në vitin 2021 ishte femra, duke e vendosur atë ndër vendet më të pabalancuara sa i përket ndarjen gjinore në Evropë. Kjo barazohet me mbi 107 burra për çdo 100 gra, ose një deficit prej rreth 2,000 femra.