Çdo 3 ditë, 1 viktimë në aksidente
Megjithëse nga viti në vit ka një ulje, Shqipëria vijon të ketë një numër të madh aksidentesh dhe viktima të shkaktuara nga to.
Referuar analizës 9 mujore të policisë rrugore rezulton se në vend janë shënuar 884 aksidente ku kanë humbur jetën 122 persona kryesisht të rinj.
- Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe përllogaritjet e Monitor, në vitin 2020 Shqipëria kishte 63.9 vdekje për 1 milion banorë nga aksidentet rrugore, nga 43 që ishte mesatarja për vendet e Bashkimit Europian, sipas Eurostat.
Vendi ynë renditet i teti ndër 37 vende në Europë për numrin e vdekjeve nga aksidentet rrugore në raport me popullsinë.
Për aksidentet rrugore autoritetet shqiptare në shumicën e kohës fajin e gjejnë tek drejtuesi i mjetit prandaj kanë investuar në blerjen e radarëve e dragerave për t’i ndëshkuar por nuk kanë investuar për të shtuar element sigurie në atë më kryesoren, rrugën.