Iken Kim, vjen Natan

Me dështimin e blerjes së Dansos, i cili rinovoi me Lens, Napoli po kërkon në Brazil për të gjetur një zëvendësues për Kim që u transferua te Bayerni.

  • Sipas Sky, praktikisht është kryer me sukses tratativa për Natan, mbrojtës i lindur në vitin 2001 për Bragantino, një klub brazilian në grupin Red Bull, mbi bazën e 10-11 milionë eurove plus bonuse.

Prandaj Natan e ka kaluar Murillon e Corinthians, i cili filloi nga një kërkesë fillestare prej 20 milionësh: Napoli do të përpiqet ta bëjë atë të kryejë vizitat të dielën në mënyrë që t’i bashkohet menjëherë kampit stërvitor të Napolit.
  • Natan, me këmbë të majtë dhe me fizik të madh, mund të performojë mirë edhe si mbrojtës i krahut: pavarësisht 22 viteve të tij, ai tashmë ka 123 paraqitje në ligën edhe kupën e Brazilit.

Paraqitjet e tij të mira kishin tërhequr interes nga disa klube evropiane, duke përfshirë Verona dhe Roma me “Giallorossët” që vitin e kaluar e tentuan ta joshnin por pa sukses në bazën e 7.5 milionë eurove.

Author: jehona