Numri i të vdekurve si pasojë e tërmeteve të së hënës në Turqi dhe Siri është rritur sërish në orët e fundit. Tashmë është konfirmuar se vetëm në Turqi kanë vdekur 20,665 persona. 3553 të tjerë kanë humbur jetën nga tërmeti në Siri. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara në 24,218.
- Ndërkohë, rreth 80,000 njerëz janë lënduar nga tërmeti që goditi rajonin.
Sakaq, sipas raportimeve të mediave të huaja 93,000 persona të prekur janë evakuuar nga zona e tërmetit në Turqinë jugore dhe se më shumë se 166,000 personel janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Tashmë kur kanë kaluar mbi 5 ditë nga tërmeti edhe shpresat për të mbijetuar janë shuar…