Horoskopi, 8 Shkurt 2024

DASHI

Sipas horoskopit të Paolo Fox nesër pritet të keni një qiell që mund t’ju ndihmojë të rizbuloni optimizmin që kishit humbur. Do të jetë dita ideale për të flakur tutje të kaluarën dhe kujtimet negative dhe për të projektuar se ku e gjeni veten në të ardhmen.

DEMI

I dashur Dem, këtë të enjte 8 do t’ju duhet ende të jetoni me një axhitim të thellë të brendshëm që ju persekuton prej disa kohësh. Ndoshta, do të hasni në një mosmarrëveshje në lidhje me paratë, apo edhe një shpenzim të tepruar: përpiquni të mos e humbni durimin.

BINJAKËT

Të dashur Binjakë, marrëdhënia në çift mund të ketë nevojë për një analizë të thellë, duket se duhet marrë në konsideratë një moment rishikimi. Megjithatë mundohuni të mos merrni vendime të nxituara, sepse kjo nuk do të jetë dita më e mirë për të ndërmarrë hapa të rrezikshëm.

GAFORRJA

Edhe kjo mesjavë që po afron do të vazhdojë në mënyrë pozitive. Ndërsa ditët kalojnë dhe i afroheni marsit, do të rifitoni gjithnjë e më shumë forcën dhe mbështetjen e yjeve. Një rilindje e madhe do të fillojë e cila do të ndikojë gjithashtu në botën tuaj të marrëdhënieve.

LUANI

E nesërmja duket të jetë një ditë aspak e thjeshtë. Jeni përpjekur në çdo mënyrë të qëndroni larg polemikave, por dikush e ka parë të arsyeshme t’ju përfshijë në një mosmarrëveshje, duke shkaktuar zemërim, deri në irritim, madje edhe lodhje.

VIRGJËRESHA

Të dashur Virgjëresha, siç e parashikon horoskopi i Paolo Fox, nesër pritet të keni një vullnet të madh, dëshirë për të bërë gjëra, një aftësi të mirë për veprim dhe ndoshta edhe yjet do t’ju rezervojnë një kënaqësi të papritur. E pra, ju pret një ditë shumë e frytshme.

PESHORJA

Këtë të enjte 8, nga pasditja e tutje do të filloni të rikuperoni energjinë dhe vitalitetin që i keni humbur paksa. Dhe do të shihni që ndërsa i afroheni gjysmës së dytë të muajit, aq më konkret dhe efektiv do të jetë rikuperimi juaj. Tani e keni lënë pas vetes më të keqen.

AKREPI

I dashur Akrep, edhe nëse Jupiteri në opozitë ju ka shkaktuar shumë probleme ekonomike dhe telashe të natyës burokratike, ju do të filloni një periudhë fuqie të madhe. Do të jeni një nga shenjat më të preferuara të zodiakut. Mundohuni të rezistoni edhe për pak.

SHIGJETARI

Edhe nëse dëshironi të përjetoni gjithmonë ndryshime dhe risi, në aspektin e punës do të ishte më mirë ta rinovonit kontratën para fundit të majit. Pastaj, me Jupiterin në opozitë, do të jetë më e vështirë për të marrë vendime që sjellin mundësi të mira.

BRICJAPI

Të dashur Bricjapë, sipas horoskopit të Paolo Fox, nesër do të bëni mirë të përfitoni nga prania e Marsit në shenjën tuaj për të rifituar një stabilitet më të madh. Mos u mundoni të bëni gjithçka vetë, veçanërisht nëse jeni të sëmurë. Duhet të kapërceni krenarinë që ju karakterizon dhe të merrni ndihmë nga një mik i besuar.

UJORI

I dashur Ujor, sipas horoskopit të Paolo Fox për këtë të enjte 8 shkurt 2024, tani nuk duhet edhe shumë kohë dhe shumë planetë me ndikim do të arrijnë në shenjën tuaj. Në atë moment do të mund të filloni të çliroheni nga shumë detyrime, detyra dhe madje edhe disa shqetësime financiare!

PESHQIT

Të dashur Peshq, kjo fazë e karakterizuar nga konflikte dhe tensione në nivel sentimental dhe emocional edhe këtë të enjte 8 duket se do të vazhdojë. Megjithatë, sapo ta kapërceni, më në fund mund të merrni frymë lirisht. Puna dhe çështjet praktike po ju marrin shumë energji: qëndroni në ekuilibër.

Author: jehona