Horoskopi, 10 Gusht 2023

Dashi

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e qete gjate kësaj dite. Do tregoheni te drejtpërdrejtë me partnerin dhe do ia shprehni atij çdo pakënaqësi. Ne fakt e mira do ishte te gjenit mënyrën e duhur për t’ia thënë. Beqaret duhet te mendohen mire para se te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Financat do jene goxha te mira dhe do arrini ta stabilizoni situatën pak nga pak.

Demi

Do jeni shume posesive gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe mund te bëni disa gabime te pafalshme. Mundohuni me çdo kusht ta kontrolloni veten. Beqaret do kalojnë një dite përgjithësisht te qete dhe pa surpriza te mëdha. Financat nuk do jene as shume te mire dhe as te këqija, por çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Mos shpenzoni me shume sesa duhet.

Binjaket

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e mire gjate kësaj dite. Do kuptoheni edhe me një shikim me njeri-tjetrin dhe nuk do keni as konfliktin me te vogël. Meshkujt do jene me ambicioze dhe nuk do kënaqen me aq sa do iu japë partnerja. Beqaret do përdorin çdo arme për ta bere për vete personin e duhur. Ne planin financiar reflektoni mire para se te shpenzoni.

Gaforrja

Asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift sepse secili prej jush do tregohet i hapur dhe tolerant. Nëse vazhdoni kështu shume shpejt do mendoni edhe për një zyrtarizim te lidhjes. Beqaret do ritakohen me një mik te vjetër i cili tashme do iu pëlqejë edhe si diçka me tepër. Ne planin financiar do jete dite ideale për te kryer investime te mëdha.

Luani

Do mundoheni t’i zgjidhni një nga një problemet ne çift gjate kësaj dite dhe do jeni me te qete. Partneri do iu beje edhe një surprize shume te këndshme gjate mbrëmjes. Beqaret do kryejnë një takim shume impresionues, i cili me shume gjasa do ua ndryshoje statusin. Financat do jene delikate kështu qe për te shmangur problemet e mëdha ulni shpenzimet.

Virgjeresha

Do mbylleni ne vetvete gjate kësaj dite dhe nuk do i tregoni partnerin pakënaqësitë qe keni. Kjo do jete një mënyrë jo e mire sepse do vuani shume vete. Beqaret do bëjnë mire te mos ngatërrojnë dashurinë me paranë sepse do kenë probleme me vone. Me mire qëndroni edhe sot vetëm. Financat do jene goxha te qëndrueshme. Te paktën ne këtë plan do jeni te qete.

Peshorja

Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te joshen nga aventurat kalimtare sot. Ne fakt ky do jete një gabim i madh i cili mund te sjelle fundin e lidhjes afatgjate ne një mënyrë aspak te pëlqyeshme. Beqaret duhet te tregohen me te moderuar dhe nuk duhet te tregojnë hapur çdo pëlqim. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe.

Akrepi

Harmonia dhe mirëqenia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni mire ne krahët e partnerin dhe te dy do i shprehni pa fund ndjenjat. Beqaret do e kenë te vështirë ta sakrifikojnë lirinë e tyre edhe pse personat qe do takojnë do jene tërheqës. Financat nuk do jene aspak problematike kështu qe ne këtë plan mund te jeni te qete.

Shigjetari

Asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar sot. Dita do filloje me një mëngjes te zhurmshëm dhe te mbushur me debate, por me kalimin e orëve gjithçka do rregullohet. Mbrëmja me pas do jete pasionante dhe emocionuese. Beqaret nuk do kenë durim te kërkojnë personin e duhur. Ne planin financiar mos luani shume me zjarrin sepse do digjeni keq.

Bricjapi

Marrëdhënia ne çift do ece ne drejtimin duhur gjate kësaj dite. Fale komunikimit dhe tolerancës do e përforconi lidhjen dhe shume shpejt do vendosni për diçka serioze. Beqaret do e gjejnë shume pranë vetes personi qe për kaq shume kohe e kane kërkuar larg. Ne planin financiar do përdorni një politike te mire dhe do arrini ta përmirësoni situatën.

Ujori

Do jeni te shpërqendruar sot dhe nuk do dini çfarë te bëni me pare ne jetën tuaj sentimentale. Mundohuni t’i merrni gjerat me qetësi. Vendimet e rëndësishme lërini për me vone. Beqaret me ne fund do ia shprehin ndjenjat një personi qe e pëlqejnë prej kohesh. Ne planin financiar rekomandohet shume kujdes dhe maturi. Investimet lërini për me pas.

Peshqit

Jeta ne çift nuk do jete aspak problematike gjate kësaj dite, përkundrazi do tregoheni me te kuptueshëm dhe me bashkëpunues me partnerin. Beqaret do ndihen shume mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm te kenë një person ne krah. Për te pasur financa edhe me te mire duhet t’i bëni balle tundimit për shpenzime marramendëse.

Author: jehona