France/ Qyteti Baune me sinjalistike qe kufizon shpejtesine …!

Një qytet i vogël në perëndim të Francës, është bërë viral për shënjimin e një kryqëzimi trafiku me vija të bardha për të ngatërruar shoferët dhe për t’i detyruar ata të ngadalësojnë shpejtësinë.

  • Në qytetin Baune, afër Angers, jetojnë rreth 1700 njerëz, por çdo ditë përballen me trafik aktiv, sepse ndodhet në kryqëzimin e dy rrugëve lidhëse D74 dhe D82.

Në këtë qytet të vogël kalojnë çdo ditë rreth 2 300 shoferë, dhe disa prej tyre lëvizin me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë, pavarësisht se kufiri në kryqëzim është vetëm 30 kilometra në orë.

  • Për të detyruar drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë, autoritetet vendore kanë dalë me shenja konfuze rrugore në formën e linjave të mbivendosura të vazhdueshme. Interesante, kjo strategji që dha rezultat.

Fotografitë e tabelave të çuditshme në një kryqëzim në Bauné janë bërë virale në mediat sociale franceze. Shumë njerëz kanë theksuar se vija e bardhë e fortë është e pakalueshme, kështu që nuk ka shumë kuptim që ato të vendosen.

Author: jehona