Në Shqipëri. 74.7% e popullsisë në moshë pune rrezikojnë të bien në varfëri, pasi jetojnë në familje me intensitet të ulët të punës, raportoi sot Eurostat.
Në BE, shkalla e rrezikut nga varfëria për njerëzit e moshës më pak se 65 vjeç që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët të punës ishte 64.0% në vitin 2020.
Kjo normë varionte nga 48.7% në Danimarkë dhe 49.9% në Irlandë në më shumë se 70.0% e popullsisë në nëntë shtete anëtare të BE-së. Ajo arriti një kulm prej 85.4% në Lituani, e ndjekur nga Rumania (84.2%) dhe Letonia (80.6%).
Të dhënat e vitit 2020 për BE-në tregojnë se punësimi ndihmoi në parandalimin e rënies së njerëzve në varfëri. Intensiteti i punës konsiderohet shumë i ulët kur të rriturit e familjes kishin një kohë pune të barabartë ose më pak se 20% të potencialit të tyre total të kombinuar të kohës së punës gjatë vitit të kaluar dhe nga ana tjetër konsiderohet shumë e lartë, kur koha e punës së të rriturve kalon 85% të potencialit të kohës së punës. Në Shqipëri është 74.7%….