Sot ka nisur në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanca për ish-kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri. Beleri kërkon pafajësi në Apel, duke kundërshtuar dënimin me 2 vite burg dhënë nga shkalla e parë.
Por, avokatja e Belerit ka kërkuar përjashtimin e Daniela Shirkës nga trupa e gjykimit.
Beleri është edhe vet i pranishëm në seancë, ndërsa të pranishëm të tjerë janë edhe media greke, ambasadorja greke në Tiranë Konstantina Kamitsi, familjarë, përfaqësues të ambasadës greke, Vangjel Dule dhe Pandeli Kokaveshi.
Fredi Beleri ndodhet në qeli prej datës 12 maj të vitit 2023, nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje.
Sipas burimeve konfidenciale jo zyrtare, sot ndoshta per eurodeputetin Bejleri perfundojne ditet e arrestit !