Shqipëria do të nisë eliminatoret në transfertë me duelin ndaj Polonisë që do të luhet më datën 27 mars 2023. Kuqezinjtë rikthehen në aksion tre muaj më pas teksa më 17 Qershor do të presin në shtëpi Moldavinë dhe tre ditë më pas sfidojnë në transfertë Ishujt Faroe. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen brenda vitit 2023. Fillojnë në 27 Mars-20 Nëntor 2023
- Në Shtator Shqipëria do të ketë dy përballje nga më të rëndësishmet ndaj dy rivalëve direktë për betejën e kualifikimit.
- Më 7 Shtator, kombëtarja sfidon Republikën Çeke po në transfertë
- Më 10 Shtator pret Poloninë në shtëpi.
- Më 12 Tetor, përfaqësuesja shqiptare do të presë Republikën Çeke në një tjetër duel delikat
- Në 17 Nëntor, Moldavi-Shqipëri
- 20 Nëntor Shqipëri – Ishujt Faroe
Ja kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në Grupi E
27/03/2023 Poloni – Shqipëri
17/06/2023 Shqipëri – Moldavi
20/06/2023 Ishujt Faroe – Shqipëri
07/09/2023 Republika Çeke – Shqipëri
10/09/2023 Shqipëri – Poloni
12/10/2023 Shqipëri – Republika Çeke
17/11/2023 Moldavi – Shqipëri
20/11/2023 Shqipëri – Ishujt Faroe