Ende mister fati i Ervis Martinaj, ndërkohë që në media vijojnë të dalin lajme apo aludime kontradiktore rreth tij.
- Së fundi është gazetari Ferdinand Dervishi ai që flet për një telefonatë të familjarëve me një person që ka një zë të ngjashëm me atë të Ervis Martinaj.
Në studion e emisionit Review në Euronews Albania gazetari tha se telefonata është përgjuar e madje është dërguar edhe jashtë vendit për analizë, por nuk ka informacion nëse ka ardhur një prgjigje.
“Këto kohët ka pasur edhe një zhvillim që e ngatërron edhe më shumë historinë. Është përgjuar një telefonatë nga jashtë në kontakt me familjarët e Ervis Martinaj dhe aty është vërejtur se zëri është shumë i ngjashëm me zërin e tij. Janë marrë përgjimet, është bërë një krahasim me sa kanë mundësi pajisjet, nuk janë bindur këtu dhe e kanë çuar jashtë. Por unë nuk e di a ka ardhur përgjigjja. Por të thuash a është ky njeriu që po bisedon me familjarët është një çështje që ka shumë pikëpyetje. Nuk është çudi që ky zëri i ngjashëm të jetë i organizuar nga ata që e kanë zhdukur që të shtojnë misterin”, tha Dervishaj./Opinion.al