2 tërmete janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Greqi.
Epiqendra e tërmeteve ka qenë Kreta.
Tërmeti i parë u regjistrua në orën lokale 21:52 dhe ishte me magnitudë 4.8 ballë, i shkallës Rihter.
Tërmeti i dytë u regjistrua në orën lokale 22:34 dhe ishte me magnitudë 4.5 ballë, i shkallës Rihter.
Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale