Vajza e aktores së famshme italiane Monica Bellucci, ka mahnitur në rrugët e Romës duke xhiruar një reklamë për markën Dolce & Gabbana.
Deva Cassel është fotografuar pranë Fontana di Trevi, me një minifund të zi. 18-vjeçarja, babai i së cilës është aktori francez Vincent Cassel.
Ajo ka rreth 1 milion ndjekës në Instagram dhe ka nisur të ndjekë tashmë hapat e prindërve të saj, pasi ka firmosur një kontratë për një serial të ri në Netflix.