Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shtuar prurjet në lumin Mat. Për pasojë ka pësuar dëmtime struktura e urës aë Zogut, jo vetëm në këmbët e saj por edhe në pjesën e harqeve.
Lumi Mat mëngjesin e sotëm ka mbërritur në pikën kritike, ku rrezikohen të çahet argjinatura duke rrezikuar shumë banesa në Tale.
Në Lezhë janë disa hektarë tokë të mbuluara nga uji, gjithashtu ka prezencë të ujit dhe në disa biznese në lagunën e Patokut.
- Ura e Zogut është monument kulture dhe shpeshherë janë ngritur peticione për restaurimim e saj, por nuk u mor asnjë masë duke përfunduar deri në dëmtimin e plotë të struktures së saj në këmbet e urës dhe pjesën e harqeve