Bibla më e hershme hebraike, Codex Sasson, një “gur testues jetik i historisë njerëzore” që daton më shumë se 1100 vjet më parë, do të shitet në ankand.
- Libri i shenjtë ofrohet nga shtëpia e ankandit Sotheby’s me një vlerë prej 30-50 milion dollarësh (25-42 milion £), duke e bërë atë dokumentin ose dorëshkrimin historik më të vlefshëm që shfaqet në ankand.
E përbërë nga 24 libra të ndarë në tre pjesë
- Pentateuku
- Profetët
- Shkrimet
Bibla Hebraike është themeli i Judaizmit dhe besimeve të tjera .
Në krishterim, tekstet referohen si Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re dhe janë përfshirë në kanunin biblik.
- Islami gjithashtu i vlerëson tregimet e Biblës Hebraike, ku shumë prej tyre janë të përfshira në Kur’an dhe vepra të tjera të rëndësishme të letërsisë islame.
“Bibla hebraike është teksti i shenjtë, themelor për popujt anembanë globit,” tha Sharon Mintz, specialiste e lartë e Sotheby.
Emri “Codex Sassoon” vjen nga pronësia e mëparshme e Biblës, si pjesë e koleksionit të famshëm të David Solomon Sassoon, i cili mblodhi koleksionin më të rëndësishëm privat të dorëshkrimeve në shekullin e 20-të. Përpara Codex Sassoon, vetëm fragmente të teksteve biblike ekzistonin në copëza , thonë ekspertët. Sotheby’s tha se ndërsa Bibla zinte një vend të spikatur në koleksionin e Sassoon-it, ajo vetëm kohët e fundit u studiua shkencërisht . Pëbërja me karbon verifikoi ekzistencën e saj në shekullin e 9-të, duke e bërë atë më të vjetër se Kodiku i Aleppos dhe Kodiku i Leningradit, dy Bibla të tjera hebraike të njohura si më të hershme.