Këshilltari mjekësor në largim i Shtëpisë së Bardhë mohon Presidentin Biden i cili tha se “pandemia ka mbaruar”. Ka shumë “pak gjasa” që Covid të eliminohet dhe një variant i ri ‘i dyshimtë’ është në horizont- kështu komentoi Anthony Fauci trendin e infeksioneve me Sars Cov2 dhe perspektivat e së ardhmes.
- Duke folur në ‘Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare’, Fauci iu referua mutacionit potencialisht shqetësues të Covid BA.2.75.2 dhe tha: – “Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi kur themi se do të duhet të jetojmë me virusin, sepse ne e dimë se nuk do ta zhdukim atë. Pyetja e vërtetë që duhet bërë – saktësoi ai – është nëse do të jemi në gjendje ta eliminojmë atë nga SHBA dhe bota, dhe përgjigja është se nuk ka gjasa pasi kemi të bëjmë me një virus shumë të transmetueshem.”
Drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në SHBA – i cili do të largohet nga detyra në fund të dhjetorit vuri në dukje se krahasuar me dy vjet më parë “Ne po ecim në drejtimin e duhur, por infeksionet janë ende të papranueshme të larta. Përveç kësaj – përfundoi ai, ne me shumë gjasa do të shohim një variant të ri të dalë në vjeshtë-dimër“.
Dhe në fakt, sipas të dhënave më të fundit të OBSH-së, në SHBA ka pasur më shumë vdekje nga Covid se në vendet e tjera .