Bordi i Entit Rregullator të Energjisë merr VENDIMIN e rëndë për popullin, rritet tarifa e energjisë elektrike për të gjithë kategoritë, do të jetë në fuqi deri me 31 dhjetor 2024

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë miratoi këtë të mërkurë rritjen e tarifës së transmetimit të energjisë nga 0.75 lekë në 0.85 lekë për çdo kilovat/orë.

Kjo rritje erdhi pas kërkesës së OST për të rishikuar tarifën për shkak të rritjes së kostove të operimit të kompanisë në kushtet e krizës së energjisë dhe ku vetëm shpenzimet për mbulimin e humbjeve janë rritur me dy herë.

Përfaqësues të Entit argumentuan se tarifa prej 0.85 lekë do të jetë në fuqi nga 1 maji 2022 deri në 31 dhjetor 2024 si një mesatare e llogaritur sipas planit të shpenzimeve në tre vite.

Gjithsesi Enti u shpreh se në bazë të ndryshimeve në treg vit pas viti mund të këtë rishikime nëse kushtet ndryshojnë në mënyrë thelbësore.

Operatori i Sistemit të Transmetimit kërkoi një tarifë edhe më te lartë se miratimi i Ere. Ky i fundit përllogariti se, të ardhurat e munguara për vitet 2021-2022, “janë në masën 3,457 milionë lekë ose 0.24 Iekë/kWh.

Tarifa mesatare 3 vjeçare e transmetimit përllogaritej 1.47 leke/kWh. “Ne vlerësimet e metodologjisë së propozuar, të ardhurat e kërkuara do të mund të ndaheshin sipas përdoruesve të rrjetit.

Kështu, të ardhurat e kërkuara prej 34.4 miliardë lekë për vitet 2022-2024, do të mund të ndaheshin në 30.1 miliardë lekë për furnizuesit dhe 4.3 miliardë lekë për prodhuesit dhe/ose tregtarët të cilët përdorin rrjetin e transmetimit për transaksione të energjisë elektrike jashtë kufijve te vendit.

Sipas metodologjisë së propozuar, tarifa e transmetimit do të kishte 3 komponentë, të cilët i takojnë shërbimeve të transmetimit (Transmetim; Operim dhe Treg).

Për përdoruesit e rrjetit të transmetimit në funksion të tregut të brendshëm të energjisë, do të mund të aplikoheshin 3 komponentët e tarifës. Për përdoruesit e rrjetit të transmetimit në funksion të tregut të jashtëm të energjisë, do të mund te aplikohej vetëm tarifa e përdorimit të rrjetit të transmetimit.

Sipas përllogaritjeve, tarifa mesatare e Furnizuesve do të mund të ishte 1.29 lekë/kWh (0.87 lekë/kWh – Transmetimi; 0.42 lekë/kWh – Operimi; 0.005 lekë/kWh – Tregu), ndërsa për Prodhuesit dhe tregtaret që japin energji jashtë vendit tarifa do të mund të ishte 0.87 lekë/kWh” thuhet në aplikim./Shqiperia ime.com.al

Author: admin