DASHI: Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë. Yjet favorizojnë dashurinë dhe ndjenjat, prandaj duhet të tregoheni të gatshëm të bëni pjesë të jetës suaj një njeri që ndjen dashuri të sinqertë për ju. Ata që janë çift prej kohësh, do të arrijnë t’i kapërcejnë tensionet, nëse raporti i tyre është i vërtetë. Për sa i përket punës, as lodhja s’do të arrijë t’i ndalë projektet tuaja ambicioze. E hëna premton të jetë një ditë me fat me Hënën në shenjë. Diku nga fundi i marsit dhe gjatë prillit do të ketë ndryshime në jetën tuaj.
DEMI: Të lindurit e shenjës së Demit i pret një javë e mirë. Në dashuri do të vijnë ditë më të bukura dhe më në fund do ta harroni periudhën e ndërlikuar që përjetuat gjatë shkurtit. Në aspektin profesional do të jeni të favorizuar në lidhjen e kontratave të reja. Deri nga gjysma e vitit 2022 duhet të rivlerësoni marrëveshjet e bëra, gjithmonë nëse keni një punë me kohë të pjesshme.
BINJAKËT: Binjakët kanë parë edhe ditë më të mira se këto. Në dashuri do të përjetoni ndonjë siklet. Mundohuni që gjatë javës të mos përfshiheni në situata komplekse. Është e vështirë ta shijosh dashurinë, nëse do të jeni gjithmonë në kërkim të stimujve të rinj. Shmangni polemikat dhe ktheni faqe, sidomos nëse një lidhje ka mbaruar prej kohësh. Në aspektin profesional yjet ju nxitin që t’i bëni realitet idetë tuaja. Kjo javë nuk do t’ju sjellë përgjigje pozitive, por në fund të muajit ato do të vijnë. E premtja do të jetë ditë e rëndësishme.
GAFORRJA: Kjo do të jetë një javë fantastike për të lindurit e shenjës së Gaforres. Venusi aleat ju nxit t’i shfaqni ndjenjat dhe të mos u druheni emocioneve të reja. Mos ndoshta fakti që e analizoni shumë gjithçka nuk po ju lejon ta shijoni dashurinë? Mundohuni t’i harroni dhembjet e së shkuarës dhe shikoni nga e ardhmja. Nëse keni një aktivitet privat, ndoshta do të filloni të diskutoni për ndryshime të rëndësishme në fund të majit.
LUANI: Luanët nuk do të kenë një javë të mirë. Në dashuri ju presin ditë të vështira. Duhet të tregoheni të duruar. Përballuni me problemet në çift që keni pasur në të shkuarën. Edhe pse nuk do të ketë shumë tension, hera herës do të ndiheni të nervozuar. Edhe në aspektin profesional gjërat nuk do të shkojnë më mirë. Më e mira është që t’i hidhni hapat me radhë, pa u ngutur. Fundi i marsit do t’ju sjellë diçka më shumë.
VIRGJËRESHA: Edhe për ju nuk pritet që kjo të jetë një javë e mbarë. Ditët në vijim do të sjellin ndërlikime në sferën e dashurisë, ndoshta sepse e keni mendjen tjetërkund. Për ta përfshirë më shumë partnerin, duhet të ndiheni të qetë shpirtërisht. Por tani nuk është e mundur, sepse jeni të zënë me punë. Ndërsa çiftet e konsoliduara nuk do të kenë asnjë problem. Së fundmi jeni angazhuar shumë në punë dhe prandaj ndiheni pak të lodhur.
PESHORJA: Peshoret do të kenë një javë të mirë. Në aspektin sentimental gjërat po ju shkojnë fjollë. Ka edhe nga ata që kërkojnë shpagim për plagët që nuk u janë shëruar kurrë. Dita e premte do të jetë shumë interesante për sa u përket takimeve. Problemet në çift duhen zgjidhur menjëherë, pa pritur fundin e muajit. Në lidhje me punën duhet të përpiqeni të jeni më pozitivë.
AKREPI: Të lindurit e Akrepit i pret një javë e shkëlqyer. Kohët e fundit jeni ndier të pasigurt në dashuri. Për ju dashuria ka qenë gjithmonë një burim emocionesh të mëdha, por edhe e një sikleti të madh. Në këtë periudhë duhet të përpiqeni t’i çoni gjërat një hap më tej. Ditën e mërkurë mundohuni që t’i shmangni konfliktet. Çiftet në krizë duhet të rikuperojnë raportin, gjithmonë nëse do të ketë vullnet nga të dyja palët për ta bërë këtë. Në lidhje me aspektin profesional kjo është një periudhë interesante. Në fund të majit pritet që të keni të reja.
SHIGJETARI: Kjo nuk do të jetë një javë fort e mbarë për ju. Për beqarët do të jetë një periudhë shumë interesante, por duhet t’u ruhen konflikteve për shkak të dashurive të shkuara, sidomos tani që Venusin e keni në prapavijë. Do të ndiheni të pasigurt gjatë këtyre ditëve dhe në fundjavë do të keni një moment krize në çift. Mos u mërzitni, megjithatë, sepse deri javën tjetër situata do të zgjidhet.
BRICJAPI: Pritet që kjo të jetë një javë fantastike për të lindurit e shenjës së Bricjapit. Me sa duket, do të përjetoni ndjenja të forta. Jepuni përparësi dashurive të reja, sepse mund të bëhen lidhje serioze në të ardhmen. Shumë prej jush do të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme për familjen ose për fëmijët. Në aspektin profesional shkurti ishte një muaj konstruktiv, kurse gjatë marsit do të reflektoni për situatën tuaj. Shfrytëzojeni mirë ditën e martë dhe të mërkurë.
UJORI: Të lindurit e Ujorit i pret një javë fantastike. Në dashuri dëshironi që të përjetoni një raport të jashtëzakonshëm, por kujdes të mos kërkoni të pamundurën. Takimet në fund të muajit mars duket se do të jenë shumë interesante, ndërsa e premtja premton të jetë një ditë shumë intriguese për sa u përket emocioneve. Në aspektin profesional do të keni shumë të reja pozitive. Do të keni shumë ide të mira.
PESHQIT: Edhe për Peshqit kjo do të jetë një javë e shkëlqyer. Nëse nuk ka një dashuri në jetën tuaj, kjo do të thotë se jeni të burgosur të kujtimeve, frikës dhe paragjykimeve. Për çiftet pasioni do të kulmojë. Në aspektin profesional synoni që të arrini objektiva të reja. Kjo është një periudhë shumë interesante për ata që duan të konkretizojnë idetë. Mërkuri në shenjë premton se ditë të rëndësishme do të vijnë../living-media.com