Beatrix poston diçka nga klubi i natës me të preferuarin e Donaldit

Ndonëse janë bërë disa javë që nga përfundimi i Big Brother VIP, këngëtarja Beatrix Ramosaj merr gjithmonë e më shumë vemendje.

Kjo për shkak se vetëm pak ditë pas finales së madhe, Trixa dhe Donaldi i dhanë fund romancës që lindi brenda shtëpisë së famshme.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë disa foto në Instagram ku shihet bashkë me kushërirën e saj, Anxhelina Hadërgjonajn dhe mikeshat e tyre.

Ata janë argëtuar në një klub megjithëse nuk kanë zbuluar se ku ndodhen. Por fjalët që ka shkruar krahas fotove kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

“Kur fillova të numëroja bekimet e mia, kuptova se kam gjithçka që mund të kisha nevojë”, ka shkruar këngëtarja. Kjo është parë si një “thumb” ndaj Donaldit duke nënkuptuar se nuk është e shqetësuar nga mungesa e tij. Mirëpo, një tjetër detaj që ka bërë Trixa është parë si i qëllimshëm.

Ajo ka postuar një video të një personi të veshur si Spiderman. Dihet tashmë që Donaldi është një adhurues i Spiderman. Madje, në festën që u organizua pas përfundimit të Big Brother, aktori u vesh si një i tillë./noa.al

 

Author: admin