Një tjetër ngjarje e pazakontë është shënuar në Indi.
Shumë klientë ishin ankuar tek autoritetet përkatëse se një bankomat kishte probleme me nxjerrjen e parave.
ATM kishte ngecur dhe nuk i përgjigjej komandave kështu që teknikët e hapën për të parë se çfarë e shkak tonte problemin.
Më shumë se 13 mijë dollarë ishin bërë copash, pasi disa minj ishin futur brenda bankomatit.
Ishin zyrtarët e bankës ata që zbuluan një numër të madh brejtësish, pasi klientët u ankuan se ATM kishte probleme dhe nuk nxirrte paratë.
Në momentin që ata shkuan për të kontrolluar makinerinë, u hasën me skenën e pazakontë, të kartëmonedhave që ishin copëtuar.