Presioni i Chelseas për Leaon dhe gatishmëria për të investuar 150 milionë euro e vendosin në vështirësi Milanin, që duhet të marrë një vendim përpara se të rrezikojë të humbasë portugezin.
Në këto kushte kuqezinjtë mund të pranojnë shitjen e 23-vjeçarit që në janar e në të njëjtën kohë të tentojnë Armando Brojën.
- I vlerësuar 25 milionë euro, shqiptari ka luajtur vetëm 174 minuta të shpërndara në 10 prezenca mes Championsit dhe kampionatit anglez. Përdorimi i pakët në Londër dhe nevoja e Milanit për një sulmues mund ta joshin 21-vjeçarin e Kombëtares së drejtuar nga Edi Reja.
Në rast përfshirje në shitjen e Leaos, Chelsea do të përfitonte nga shitja e Brojës, ndërkohë që edhe vetë lojtari mund të arrinte të përfitonte më shumë se 1.5 milionë eurot që merr te “Blutë”.
- Përshtatshmëria e tij për të luajtur në disa pozicione të sulmit dhe mosha e re do ta bënin një profil ideal për lojën e kampionëve të Italisë, ndaj në këto rrethana, transferimi i Brojës te Milani që në janar nuk do të ishte edhe aq utopik.