Gazetari Italian Karlo Pelegati raporton se Milani është një prej klubeve qe kerkon shërbimet e 21-vjeçarit shqiptar Broja.
“Një transferim i madh te Milani verën e ardhshme do të jetë një qendërsulmues i madh. Kuqezinjtë nuk do të kërkojnë një lojtar që vlen 10 milionë euro, por do të tentojnë një që vlen 30-40 milionë euro. Unë e kam një emër. Ai luan për Çelsin, është 21 vjeç. Sot kushton 25 deri në 40 milionë euro. Ka shumë eksperiencë pavarësisht moshës së tij të re, është 191 cm i gjatë, është sulmues shqiptar që luan për ‘Blutë’ dhe emri i tij është Armando Broja. Është një lojtar interesant sa i përket kostos dhe perspektivës. Ishte në radarët e Napolit, kur kjo e fundit mund të humbte Osimhen. Vitin e ardhshëm Milanit i duhet një lojtar që ti japi garanci në sulm”, u shpreh gazetari I njohur.
Broja pritet të ketë më shumë minuta me trajnerin e ri, Graham Poter, por nëse e ardhmja e tij te Çelsi nuk ia garanton vendin e titullarit, ndoshta verën e ardhshme mund ta shohim sulmuesin e Kombëtares në një tjetër skuadër.