ANTOLOGJIA e POETEVE MBAREKOMBETAR

Nga  Hektor Bregasi

Antologjia e Poetëve Mbarëkombëtar”, më shumë se një vepër letrare është një projekt i cili ka si qëllim promovimin e poetëve shqiptar në gjithë hapsirën globale. Padyshim është një sipërmarrje e guximëshme, sepse dimesionet e kësaj pjese nga më vitalet e shoqërisë janë  të madhësive dhe vlerave “hapsinore”.

I frymëzuar, por edhe “amanetuar” nga miku im i hershëm i fakultetit, por jo vetëm patriarku i poezisë Xhevahir Spahiu, në bashkëpunim me shkrimtarin dhe gazetarin Ilir J.Hoxha dhe një bord specialistash  “mbarëkombëtarë” sikurse prof.dr. Ragip Gjoshi, prof.ass.dr Vjollca Dibra, nga Kosova, poetët Jahja Nuhiu nga Maqedonia e Veriut, Sokol Demaku nga Suedia, Isuf Sokoli nga Italia jemi përpjekur që të qëndrojmë sa më “mbarëkombëtarë” si në vlerësimin e kontributit “metrik” poetik, të vlerave krijuese, ashtu edhe në atë ruajtjes së një raporti sa më korrekt të shpërndarjes dhe moshës së poetëve të përzgjedhur.

Antologjia është ideuar me tre kategori poetësh. Në “miniaturë” do jenë të përfaqësuar ata që nuk kanë nevojë për “promovim”,  poetët e mëdhenjë sikur Naimi, Çajupi, Asdreni etj,etj  dhe deri te Dritëroi dhe Xhevahiri etj . Pjesën bazale të këtij projekti e përbëjnë ata që përbëjnë  “bahçen” me plotë koloritë  të poetikës shqiptare. Janë ata që pa asnjë beneficë kontriubojnë vullnetarisht, patriotikisht dhe atdhetarisht për kulturën tonë, të gjendur në Shqipëri, në viset rrotull  saj, por edhe nga të katër anët e botës.  Në pjesën e tretë e kemi ideuar që t’ju japim hapsirën inkurajuese  aspirantëve të talentuar, të cilët me krijimtarinë e tyre plotësojnë të gjitha kriteret për të qenë poetë “big”, por që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të jenë pjesë e “tregut” të librit . Ajo që i ka bërë “fitues” të kësaj Antologjie, është fakti se seicili prej tyre ka në arshivën krijuese mbi 100 poezi, të cilat janë të botuara nëpër gazeta , apo portale letrare, por pa mundur të jenë në ndonjë vëllim poetik ! Në pamundësi  botimi, çdonjëri prej tyre për të qenë pjesë e kësaj Antologjia, ka “dorëzuar”  mbi 100 krijime. Përtej “antologjizmave”, kjo vepër është aq sa mbarëkombëtare aq edhe  kulturore dhe përbashkuese.

  • Bordi drejtues :
  • President Nderi Xhevahir Spahiu
  • Kryetar Hektor Bregasi
  • Prof.dr. Ragip Gjoshi
  • Prof.ass.dr Vjollca Dibra
  • Isuf Sokoli
  • Nehat Jahiu
  • Sokol Demaku
  • Ilir J. Hoxha

 

 

 

 

Author: jehona