Revista amerikane “Travel + Leisure” kreu një anketë mes përdoruesve të saj për të zhgjedhur qytetin më të bukur në Evropë. Lexues nga çdo cep i planetit ndanë eksperiencat e tyre të udhëtimit në kontinentin e vjetër, duke vlerësuar monumentet artistike dhe çdo vend sipas kritereve të mikpritjes, miqësisë së popullsisë vendase, kulturës, kuzhinës. Lajmi është se në vend të parë është një qytet Italian, Firence, i cili u konfirmuar edhe një herë si një destinacion i preferuar për turistët nga e gjithë bota, pasi u zgjodh qyteti më i dashur tashmë që në 2019. Në podium, menjëherë pas Firences janë Stambolli dhe Sevilja. Pastaj Bodrumi, Roma, Ljubljana, Lisbona,Porto,Krakovi , Strasburgu . Renditja e 15 qyteteve më të bukura në Evropë sipas sondazhit Travel + Leisure e mbyllin Madridi, Vjena, Edinburgu, Salzburgu dhe Kordoba. Sipas lexuesve të “Travel + Leisure”, Italia është vendi ideal për udhëtarët, falë veçantisë së qyteteve të saj qe nga nga Venecia sugjestive deri tek Palermo karakteristike.