Andrra Destani ndan foton e ëmbël me ndjekësit

Para pak kohësh, çifti Sinan Hoxha dhe Andrra Destani, ndanë lajmin e mirë me publikun, se do të bëhen prindër për herë të dytë.

Ndërkohë, para pak ditësh, Andrra zbuloi se është në pritje të një djali, dhe Ansi do të bëhet shumë shpejt me një vëlla.

Duket se Andrra po i shijon në maksimum ditët e shtatzënisë.

Së fundmi ajo ndau me ndjekësit një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku duket me barkun e rrumbullakosur, teksa pozon pranë detit.

“Të jesh shtatzënë do të thotë që çdo ditë është një ditë më afër takimit me dashurinë tjetër të jetës sime! # 25javë shtatzënë”, shkroi Andrra krahas fotos.

https://www.instagram.com/p/CJGreNnF-dR/?utm_source=ig_embed

Author: admin