Fondacioni ALSAR me gjashtë botime të reja

Botimet ALSAR vijnë në këtë dhjetor me një buqetë prej gjashtë titujsh, të sapodalë nga shtypi. Pesë prej tyre janë botime të reja, e një është ribotim.

Nëpërmjet studiuesit turk İlkay Erken mbërrin një punim shumë interesant dhe i dobishëm për tre qytete tonat, të parë në të shkuarën e tyre osmane.

“Tri kasaba osmane në Shqipërinë e Jugut: Vlora, Berati, Gjirokastra (Shekulli XIX)”, përmban të dhëna të vlefshme, me një përshkrim lehtësisht të përthithshëm.

Lexuesit i jepen për t’u lexuar gjithashtu kumtesat e konferencës shkencore të organizuar nga Fondacioni ALSAR në 80-vjetorin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Ai do të gjejë te, “80 vjet nga gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë – kumtesat e konferencës shkencore”, një pasqyrë të kalvarit të vuajtjeve të popullsisë çame.

“Sanxhaku i Delvinës dhe administratorët e tij”, rendit emra dhe shifra të së shkuarës së tij osmane. Autori, Mehmet İnbaşı, ka përmbledhur në një numër të kufizuar faqesh informacion të nevojshëm dhe të vlefshëm për referenca në fushën studimore.

Një tjetër organizim dritëhedhës i Fondacionit ALSAR për njerëz e ngjarje të historisë sonë sillet i përmbledhur në një botim të kumtesave të tij.

Fjalët e kumtuesve në simpoziumin, “Dy personalitete të shquara shqiptare në në Perandorinë Osmane, Iljaz Bej Mirahori dhe Koçi Bej”, mund të lexohen tani përmes një prej botimeve tona më të reja.

Mehmet Elezi i paraqitet publikut me një tjetër produkt letrar, “Gjuha e medias dhe ‘Lemëza’”, në bashkëpunimin e radhës me Botimet ALSAR.

“Alfabetare e gjuhësë shqip” është një ribotim, një riparaqitje për vlerën dhe rëndësinë historike që mbart.

Author: jehona