Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zbuluar në Korçë 10 ton miell të skaduar, që do të përdorej për prodhim buke nga një furrë buke.
AKU njoftoi se subjektt në fjalë i vendosi 500 mijë lekë gjobë, por nuk dha njoftim se në pronësi të kujt ishte furra dhe mielli që do të hidheshin për konsum.
Në njoftim thuhet:
“Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, qarku Korçë në vijim të monitorimit të situatës dhe garantimit të sigurisë ushqimore kreu kontrollin zyrtar në subjektin me inicial “B”, me aktivitet “Furrë Buke”, Korçë, ku gjatë kryerjes së procedurës në kushtet e flagrancës u konstatua se në ambientet e magazinimit të subjektit, u evidentua sasia prej 10 ton produkti “Miell” me afat të kaluar përdorimi.
Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos masë administrative 500.000 lekë si dhe u bllokua sasia prej 10 ton “Miell”, produkt i pasigurt për konsum me destinacion asgjësimin.”/Shqiperia ime.com.al