Me energjinë e krijuar nga shkrirja e atomeve mund të prodhohet energji e padëmshme për mjedisin. Por sasia e energjisë është e pamjaftueshme.
Pas dekadash studime në SHBA u arrit një sukses i rëndësishëm.
- Ministria e Jashtme amerikane njoftoi arritjen e një suksesi të madh në teknologjinë e shkrirjes atomike. Shkencëtarët e National Ignition Facility (NIF), impiantit për shkrirjen me rreze lazer të atomeve, në laboratorin kalifornian, Lawrence Livermore National Laboratory kanë arritur të prodhojnë në laborator energji me ndihmën e shkrirjes së atomeve.
“Ky është një sukses i rëndësishëm për studiuesit dhe bashkëpunëtorët e National Ignition Facility, që ia kanë dedikuar karrierën e tyre shkrirjes së atomeve dhe ky sukses do të pasohet me siguri nga zbulime të tjera,” tha ministrja amerikane e Energjetikës Jennifer M. Granholm. “Shprehur thjeshtë, kjo është një nga arritjet shkencore më impresionuese të shekullit të 21-të.”
Dekada me radhë shkencëtarët kanë shpenzuar më shumë energji për reaktorët eksperimentalë të shkrirjes atomike se sa kanë fituar energji të re nga i gjithë procesi në përgjithësi. Këto humbje kanë bërë që jo bashkimi i atomeve por ndarja e atomit të kthehet në proces standard për prodhimin e energjisë së pakufizueshme dhe të padëmshme për mjedisin, megjithëse ky proces është i lidhur me rreziqe për shëndetin dhe sigurinë.
- Më 5 dhjetor 2022, shkencëtarët e NIF zhvilluan për herë të parë në histori eksperimentin e kontrolluar me të cilin nga shkrirja e atomeve fitohet më shumë energji se sa harrxhohet për të arritur deri aty. Në këtë mënyrë studiuesit e prodhimit të energjisë në sasi të madhe kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt arritjes së synimit të tyre.