-
Sir Alex Ferguson fitoi 38 tituj në karrierën e tij si menaxher i Manchester United, por ju mund ta mos keni ditur që ai praktikisht luajti si sulmues në një ndeshje të Djajve të Kuq.
Në vitin 1987, në sezonin e tij të parë si menaxher i United, në një ndeshje miqësore kundër Somerset Trojan në ishujt Karaibe, Ferguson (45 vjeç) dhe asistenti i tij Archie Knox (40 vjeç), u inkuadruan në lojë në pjesën e dytë, kështu duke regjistruar paraqitjen e parë dhe të vetme të tij për klubin e Manchester United.
- Sipas asaj që raporton Yahoo Sports, Knox kishte shënuar një eurogol nga 32 metra largësi, ndërsa Ferguson, lojtari më i vjetër në fushë, ishte afër të shënonte një gol me kokë. Manchester United fitoi ndeshjen me rezultat 4-1, raporton Insajderi.