Alternimet e kthjellimeve dhe vranësirave do të do të mbizotërojnë përgjatë mesditës në thuajse gjithë vendin.
- Më të theksuara vranësirat priten në zonat malore veriore dhe veriperëndimore të territorit duke gjeneruar reshje të pakta shiu, në zonat e thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin duke rikthyer motin e kthjellët dhe vranësirat e herë pas hershme.
- Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.
- Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.