Berat Gjimshiti është një nga qendërmbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, ndërsa thuajse në çdo sesion të merkatos emri i tij është lakuar dhe lakohet shpesh në klube të ndryshme.
-
Së fundmi, në “gjurmët” e yllit kuqezi është futur Beshiktash. Gjigandi turk kërkon të përforcojë repartin mbrojtës dhe Gjimshiti duket profili ideal për trajnerin Gynesh.
- Sipas beIN Sports, përfaqësues të Beshiktash kanë vendosur kontaktet e para me klubin e Atalantas, por dhe me lojtarin.
Kartoni i mbrojtësit shqiptar, sipas Transfermarkt vlerësohet me 10 milionë euro.