Dy anijet TEC që Babloku i ka sjellë nga Bangladeshi në Vlorë, nuk prodhojnë energji elektrike, sepse nuk janë ndezur fare, megjithëse në fund të marsit 2023, plotësohet muaji i katërt i kontratës, që ministrja Belinda Balluku po i paguan sikur prodhojnë energji.
- Dihet që ato nuk u sollën për të prodhuar energji, por si maskë për të vjedhur miliona Euro e për t’i mbajtur si fantazma në bregdetin e Vlorës, duke i paguar 90 mijë Euro në ditë, pa prodhuar asnjë kilovat.
Kur erdhën anijet TEC në Triport të Vlorës, ministrja Balluku deklaroi se ato kanë në staf me 230 specialistë energjie, mirëpo e vërteta është se nuk kanë asnjë specialist.
- Mashtrimi u zbulua nga agjentët e anti-krimit dhe OPGJ të policisë së Vlorës, gjatë kontrollit pas një denoncimi, se në anijet nga Bangladeshi bëhej tregti kokaine e ushtrohej aktivitet prostitucioni, në bashkëpunim me një grup kriminal të zonës.
Nuk ka asnjë informacion policor, nëse kishte drogë e femra, por u zbulua se në të 2 anijet TEC, si staf ishin vetëm 6 shtetas të huaj nga Bangladeshi, të cilët deklaruan se janë roje me pagë mujore 550 USD, dhe ushqimin e udhëtimet falas 1 herë në 3 muaj pranë familjeve.
- Po kështu, ata deklaruan se janë prej 4 muajsh në këto anije dhe nuk ka qenë asnjë tjetër, përveç 2 bosëve dhe 10 specialistë italianë e romunë, që erdhën vetëm 1 javë në mes të muajit dhjetor, kur bashkë me drejtues të qeverisë shqiptare provuan ndezjen e TEC-ve.
Pra, Balluku, natyrisht me urdhrin e Bablokut, prej 4 muajsh paguan 90 mijë Euro në ditë, kur në 2 anijet nga Bangladeshi janë vetëm 6 roje, pagesë e cila do vazhdojë edhe 20 muaj të tjerë, mbasi kontrata mes KESH e bosëve anonimë të anijeve është për 2 vite.
Nuk ka rëndësi pse nuk prodhojnë energji e nuk do prodhojnë, mbasi Babloku e Balluku, kanë inskenuar një lojë nëpërmjet Entit Rregullator të Energjisë për t’i zhvatur licencën, dhe KESH-it, për të zvarritur tenderin e furnizimin me lëndë djegëse, dhe për të mos ndërtuar impiantin e lidhjes me rrjetin shpërndarës.
Të gjitha këto, janë lojëra për të vjedhur dhe për të justifikuar mos prodhimin e energjisë ./Pamfleti