
Dëshmia e Rozeta Dobit, duket se ka hedhur dritë edhe mbi pronarët e 400 mijë eurot që iu gjetën në tubin e aspiratorit të shtëpisë së pastrueses, Rozeta Dobi, dyshohet të jenë të Alda Klosit.
Gjithçka është në kuadrin e dyshimeve, duke iu referuar dëshmive të dhëna nga Rozeta Dobi dhe Alda Klosi, pasi ende nuk ka nje version zyrtar nga organi i akuzës.
- Dobi ka dëshmuar se grabitja u inskenua nga Klosi, për të bërë përgjegjës bashkëshortin, ndërsa kjo e fundit e ka mohuar.
“Paratë vinin nga persona të ndryshëm. Ajo i vendoste në çanta dhe kuti. Unë pastroja dhe largohesha për në shtëpinë time”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi